Heat mposht Lakers, fiton Minnesota dhe Golden State

Pas suksesit ndaj Huston Rockets, Golden State regjistroi një tjetër fitore në limitet e kohës së rregullt. Të udhëhequr nga Pol, autor i 20 pikëve, 3 rebaund e 2 asisteve, Warriors triumfoi 94-92 ndaj Utah Jazz. Paraqitje jo në nivelet e kërkuara nga Stephan Curry, i cili me 13 pikët e tij, gjithsesi kontribuoi në fitoren e Golden State. Brooklyn Nets ishte e pafuqishme në transfertën e Minesotas, teksa u mposht nga vendasit me rezultatin 136-125. Irving ishte lojtari më i mirë në parket, pasi realizoi 30 pikë, 6 rebaund e 5 asiste.

Në krye të renditjes së Lindjes qëndron ekipi i Miami Heats, i cili fitoi 113-107 përballë Los Angelos Lakers. Le Bron James ishte më i miri me 33 pikë e 11 rebaund, por që nuk mjaftuan për kalifornianët. Për Miami u dallua Robinson me 25 pikë e Butler.

Humbje pësoi Memfis, që u mund 104-91 nga Dallas Mavericks. Morant realizoi 35 pikë dhe 13 ibaund, por që mbeten thjesht për statistikë. Në krahun tjetër, për teksanët u dallua Luka Doncic me 37 pikë e 11 ribaund.

Klan News