Simaku: Rriten dy javët e para, bien më pas

Muaji Maj pritet të na sjellë fillimisht rritje dhe më pas një ulje të shifrave të Covid përgjatë 31 ditëve të tij. Trendi i lehtë rritës që Komiteti i Ekspertëve deklaroi se ka nisur në fund të Prillit pritet të vijojë, por me shifra jo të konsiderueshme e më pas situata do të përmirësohet sërish.

“Presim një rritje të lehtë të numrit të rasteve dy javëshin e parë të muajit Maj dhe nga gjysma e dytë e muajit Maj presim që të vazhdojë sërish trendi rënës i numrit të rasteve”.

Mes të infektuar aktual 52% e tyre janë femra, ndërsa 48% meshkuj.

“Pavarësisht se femrat preken më shumë, meshkujt e kalojnë sëmundjen më rënë dhe rastet e fataliteteve janë më të shpeshta”.

Edhe pse shifrat janë ulur ndjeshëm dhe numri i personave të imunizuar është në rritje, epidemiologët kërkojnë sërish respektim të masave.

“Është vaksinuar rreth 25% e popullatës adulte, por ajo që është e rëndësishme, është që masat duhet të vazhdojnë të respektohen dhe nuk ka vend për relaksim”.

Aktualisht në të gjithë vendin numërohen 19353 raste aktive me Covid-19, prej të cilave 116 po trajtohen ne spitalet Covid.

Tv Klan