Ministri për Diasporën, Pandeli Majko, është emri në radhët e socialistëve që do të mungojë në Kuvendin e ardhshëm për shkak se nuk arriti të fitonte mandatin.

Majko ka reaguar në rrjetet sociale dhe thotë se pavarësisht se matematika e rendit në 10 kandidaturat më të votuara në Qarkun e Tiranës, ai nuk do të jetë deputet në Kuvendin e Shqipërisë. Majko ishte i renditur i 19 në listën e PS-së, ndërkohë që selia rozë fitoi vetëm 18 mandate në kryeqytet.

Postimi i Pandeli Majkos

Miq, megjithëse matematika më rendit në 10 kandidaturat e votuara në qarkun e Tiranës, në zgjedhjet e 25 prillit, unë nuk do të jem deputet në Kuvendin e Shqipërisë.

Sistemi elektoral është ky që kemi pranuar. Përvoja më ka mësuar se duhet të jesh i gatshëm të shohësh atë që ekziston.

Isha i bindur se do ti fitonim 19 mandate në Tiranë. Ndaj fushatën për numrin tim personal 19 e kalova në plan të dytë. Edhe për këtë arsye, rezultati nuk është një përrallë që e mposht me logjikë.

Ju falenderoj që votuat për numrin 12, Partinë Socialiste!

Sic do të thoshte im atë ndjesë pastë,… “19-ta kërkon leje për tu ulur në aeroport!” Ju jam mirënjohës që më bëtë ky që jam.

Shpresoj tu kem dhënë “everything”! Mirupafshim!

Pandi

/tvklan.al