Brenda muajit Prill do të fillojë procesi i privatizimit të sektorëve strategjikë të ekonomisë. 40 miniera të kromit, bakrit, industria e naftës, Telekomi, kompania e shërbimit celular shqiptar dhe ndërmarrje të tjera shtetërore do të privatizohen. Brenda 6 mujorit të parë do të privatizohen dhe të gjitha ndërmarrjet e vogla dhe të mëdha.

Këto ka deklaruar Ministri i Ekonomisë dhe Privatizimit, Ylli Bufi në prani të Kryeministrit Majko, Ministrave Demeti e Shuli dhe drejtuesit e ndërmarrjeve që varen ng ky digaster. Sipas ministrit Bufi, sektorët strategjikë do të privatizohen në disa hapa. Fillimisht do të kthejë në shoqëri aksionere, më pas do të bëhet rikonstrurimi për t’i kthyer ato në gjendje pune. Ndërsa bankat e investimeve do të bëjnë vlerësimet për shitjen e aksioneve.

Kryeministri Majko ka hedhur hije dyshimi për disa nga tenderat e organizuara deri tani. Edhe pse në ankande janë paraqitur ndërmarrje në gjendje të mirë, tha Majko, rezultati i tyre lë për të dëshiruar, ndaj duhet transparencë dhe shpejtësi për të mos u diskredituar para opinionit publik./tvklan.al

Gazetar : Vladimir Lame