Majlinda Kelmendi refuzoi kontrollin antidoping në Qershor në Francë, por nuk rrezikon medaljen



Majlinda Kelmendi refuzoi kontrollin antidoping në Qershor në Francë, por nuk rrezikon medaljen

13:00 09/08/2016

Majlinda Kelmendi refuzoi në muajin Qershor një kontroll antidoping në Francë, por ky veprim nuk vendos në rrezik madaljen e artë të fituar pak ditë më parë në Rio de Zhanerio. Lajmi është konfirmuar nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos për mediat ndërkombëtare, raporton gazeta “The Guardian”.

Majlinda Kelmendi mund të rrezikojë vetëm të pengohet të marrë pjesë në aktivitetet që do të zhvillohen në territorin francez. Sipas shefit të ekipit kosovar të xhudos, Agron Kuka sportistja nuk pranoi të bënte kontrollin, pasi personi i paraqitur nuk ishte i autorizuar nga Agjencia Ndërkombëtare e Antidopingut.

Megjithatë ai siguron se xhudistja është e pastër. Majlinda Kelmendi bëri historinë të dielën e kaluar duke fituar të parën medalje olimpike për Kosovën, debutuese në një aktivitet të këtij niveli. Ajo mundi në finale italianen Odette Giuffrida./Tv Klan








Të ngjashme