Majmunët “pushtojnë” Japoninë

Majmunët “pushtojnë” Japoninë

09:59 22/08/2019

Banorët e fshatit Kaida po bëjnë roje për tokat

Majmunët duan të dominojnë jetën në Japoni. Ata kanë pushtuar fshatin Kaida, duke detyruar kështu  banorët e frikësuar që të formojnë një milici të armatosur për të mbajtur nën kontroll veprimet e këtyre krijesave për t’i parandaluar ato.

Vendasit tregojnë se po përpiqen të pengojnë primatët që pushtojnë tokat bujqësore e shkatërrojnë sipërfaqet e mbjella me misër, lakër e kultura të tjera bujqësore.

Rreth 30 vullnetarë kanë marrë trajnime për këtë situatë dhe me evidentimin e vetëm një majmuni u dërgohet sinjal të gjithë anëtarëve të grupit, të cilët të pajisur me armë të posaçme, qëllojnë në ajër sa për të trembur kafshët.

Në fakt, i gjithë komuniteti i është bashkuar kësaj kauze të përbashkët, pasi uzurpimi i territorit nga majmunët është shqetësues për të gjithë.

“Ne nuk e dimë se sa mirë do të funksionojnë masat, por si komunitet do të bëjmë të pamundurën“, theksoi zyrtari Kimito Urashima.

Këta lloje majmunësh, të njohur si majmunët e dëborës, janë të vetmit primat vendas në Japoni. Ata janë gjithashtu unikë midis majmunëve që jetojnë në klimat më të ftohta. Ata janë mbrojtur me ligj nga gjuetia, që nga viti 1947.

Klan Plus

Të ngjashme
UKT