Video e një majmuni, i cili futet nga xhami në sportelin e pagesave të biletave për autostradën dhe vjedh një shumë parash, po bën xhiron e rrjetit në Indi.

Ngjarja e regjistruar sekondë pas sekonde në kamerat e sigurisë, ka ndodhur në qytetin Kanpur të Indisë.

Një majmun del nga xhami i një makine që i afrohet sportelit, kërcen në karrigen e sportelistit dhe i merr nga përpara një shumë parash, për t’u larguar me shpejtësi andej nga kishte ardhur duke hutuar punonjësin.

Media lokale raporton se majmuni vodhi rreth 5 mijë Rupi (70 dollarë). Në Indi, ku majmunët po trajnohen që të vjedhin, ngjarje të tilla janë kthyer në shqetësim në rritje./tvklan.al