Një vogëlush vetëm 12 ditësh ka ndërruar jetë, pasi u rrëmbye nga një majmun dhe më pas u kafshuadisa herë. Ngjarja ka ndodhur në Indinë veriore, raporton BBC.

Nëna e foshnjës ishte duke e ushqyer me gji në shtëpinë e tyre në qytetin e Agras, kur majmuni hyr në banesë dhe e rrëmbeu. Më pas ai e kafshoi disa herë në foshnja ndërroi jetë në spital.

Banorët kanë thënë se ky nuk është rasti i parë që ndodhin të tilla ngjarje, sulmet nga majmunët janë bërë të shpeshta.

Xhaxhai i foshnjës, Dhirendra Kumar, i tha BBC se familja është shumë e lënduar dhe e prekur nga kjo ngjarje e rëndë. 

“Ka shumë majmunë në zonë, jetojmë me frikë, i kemi thënë administratës shumë herë që të na ndihmojë, por nuk kanë bërë asgjë”

ka thënë ai.

Majmuni e ka lëshuar foshnjën vetëm kur është goditur me një shkop nga banorët e zonës.

Dy muaj më parë, një foshnjë tjetër u sulmua nga një majmun, por fatmirësisht arrti të jetonte./tvklan.al