Është përkujtuar në Vlorë 1 vjetori i vrasjes së Major Ilir Ngresit, i rënë në krye të detyrës. Familjarët kanë pritur në shtëpinë e tyre miqtë e Ilirit të ardhura nga të gjitha qytetet ku majori kishte shërbyer në polici.

Në 1-vjetorin e vrasjes së Major Ngresit ka nderuar familjen e tij ministri i Rendit Ilir Gjoni, drejtori i përgjithshëm i policisë Bilbil Mema, por edhe përfaqësues të politikës, deputet Arben Malaj, Petro Koçi dhe Makbule Çeço. Gjatë paradites miqtë të afërmit kanë bërë homazhe pranë varrit të Major Ilir Ngresi, të vendosur në varrezat e dëshmorëve të qytetit të Vlorës.

Ilir Ngresi u vra me 30 Dhjetor 2000 pranë shtëpisë së tij në Vlorë, pasi kishte marrë pjesë në një aksion të policisë që solli vrasjen e kriminelit nga Berati Ilir Jaupi. Major Ngresi pas vdekjes u shpall në Qershor 2001 “Qytetar Nderi” i Beratit./tvklan.al