Përbërësit:

1 kg kungull jeshil

125 gr vaj ekstra të virgjër

50gr pistakjo

70 gr parmixhano

20 gr borzilok

1 pako rikota

50 gr arra

1 pako mezzi paccheri

Përgatitja:

Në një tenxhere me ujë të ngrohtë hedhim dy galeta viçi dhe e lemë të ngrohet. Në mikser vendosim gjethet e borzilokut, shtojmë stikat, hudhër sipas dëshirës, pak vaj ulliri dhe i përziejmë të gjitha bashkë. Heqim lëkurat e kungujve, i presim në kubike dhe i shtojmë në tenxhere që të ziejnë.

Masën që shtypëm në mikser e hedhim në një tas dhe i shtojmë arrat, gjizën, djathin e grirë, kripë, piper dhe kungujt e zier. I përziejmë të gjitha bashkë në një mikser për të formuar salcën.

Më pas në ujin ku ziem lëkurat e kungujve shtojmë edhe makaronat. Pasi ziejnë makaronat i përziejmë me salcën dhe i servirim.

Receta është përgatitur në emisionin “Sfida e gatimit”./tvklan.al