Përbërësit:

320 gr Spaghetti

250 gr qiqra të ziera

100 gr rukola

70 gr djath i grirë

50 gr presh

Pak borzilok

Kripë

Piper

Përgatitja:

Fillimisht vendosim një tenxhere me ujë që të vlojë dhe hedhim makaronat për t’u zier. Në një tigan me pak vaj ulliri hedhim dy thelpinj hudhër dhe preshin e grirë dhe i skuqim. Më pas shtojmë qiqrat, ujin dhe i lëmë të ziejnë. Marrim rukolat dhe borzilokun dhe i fusim në gotën e mikserit, i shtojmë pak djathë të grirë, vaj, kripë dhe piper dhe i miksojmë derisa të bëhen krem. Më pas në mikser vendosim edhe qiqrat dhe preshin dhe i bluajmë derisa të bëhen krem. Më pas me një sitë e filtrojmë. Pasi e kemi filtruar e hedhim në tigan dhe mbi të shtojmë makaronat dhe pak djathë të grirë.

Vendosim në mes të pjatës kremin me rukola dhe borzilok, mbi to makaronat dhe mbi makarona kremin me qiqra dhe presh.

/tvklan.al