Kryevepra shekspiriane “Makbethi” po rikthehet në skenën e teatrit anglez nga dyshja e aktorëve Saoirse Ronan dhe James McArdle, por në versionin modern.

Kjo do të jetë shfaqja e parë në teatër për të talentuarën Ronan, e nominuar 4 herë për “Oscar”, e cila tha se frymëzimin për rolin e gjeti te Kim Kardashian.

“Ne e mendojmë Makbethin dhe zonjën Makbeth si një situatë Kim Kardashian dhe Kanye West, ku ka pasur faza të suksesit të tyre dhe ulje e ngritje”.

Aktorët e krahasuan çiftin Makbeth si një dyshe moderne e fuqishme që është profesioniste, por edhe e butë, “megjithatë ka ende shumë gjëra të jetës së tyre private që ne nuk i njohim”, u shpreh Saoirse duke iu referuar divorcit në muajin Shkurt të Kim dhe Kanye.

Emri i çiftit do të jetë Susan dhe Neil Macbeth, jo pa shkak. Do të jetë marrëdhënia e tyre që do të dominojë skenën, por që ka marrë edhe nota Hallouini, horrori. Por kjo nuk do të pengojë që përtej martesës funksionale, të tregohet historia e dashurisë./tvklan.al