Prefektja Makbule Çeço iu është kundërpërgjigjur akuzave të Kryetarit të Bashkisë Brojka duke thënë se urdhërat e dalë nga Prefektura kanë bërë atë që nuk mundi të bënte dot Bashkia e Tiranës. Përsa i përket saktësimit të listave të votimit, prefektja Çeço tha se afati kohor i Prefekturës ndryshe nga ai i Bashkisë që ishte 10 ditor, ata e kishin limitin vetëm 2 ditë.

Ajo gjithashtu tha se kundërfirma e Brojkës nuk vlente sepse kishte qënë pikërisht ai që kishte firmosur këto lista plot gabime. Prefektja Çeço shpjegoi për opinionin publik që urdhërat të dala nga Prefektura e Tiranës jo vetëm që janë të ligjshme , janë edhe saktësime./tvklan.al