Tre të rinj mbeten të plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur në dalje të qytetit të Kukësit. Automjeti me të cilin ata po udhëtonin doli nga rruga dhe për pasojë mbetën të plagosur Aleksandër Tanushi, Fatjon Bregu e Mark Tanushi, përkatësisht, 26, 25 dhe 27 vjeç nga Lezha. Makina me të cilën po udhëtonin tre të rinjtë doli nga rruga dhe përfundoi në një skarpatë 10 metra poshtë rrugës.

Në vendngjarje shkoi policia rrugore e zjarrfikësit, të cilët nxorën të plagosurit nga makina dhe i transportuan në spitalin e Kukësit. Tre të rinjtë janë jashtë rrezikut për jetën nën kujdesin e mjekëve. Ndërsa si shkak paraprak i aksidentit dyshohet se ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara./abcnews