Të paktën 4 persona janë plagosur pasditen e së Premtes në Bulqizë, pasi makina me të cilin po udhëtonin ka dalë nga rruga duke rënë në një lartësi prej 20 metrash.

Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:50 në aksin e rrugës dytësore Krastë-Bulqizë.

Në aksident janë plagosur  45-vjeçari A.S.  i cili është transportuar me helikopter drejt Tiranës dhe tri gra, respektivisht 42-vjeçarja D.M, e cila është transportuar me ambulancë drejt kryeqytetit dhe 44 vjeçarja Xh.K, e 32 vjeçarja V.K, të cilat ndodhen jashtë rrezikut për jetën në Spitalin e Bulqizës.

Ndërkohë, policia po punon për kapjen e drejtuesit të mjetit me iniciale Y.H., i cili është larguar nga vendi i ngjarjes.

Grupi hetimor vijon hetimet në vendin e ngjarjes për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. /tvklan.al