Një makinë ka rënë në humnerë mëngjesin e së mërkurës në rrugën Koman-Vau i Dejës.

Sipas ABCNews mësohet se në automjet ishin tre persona, të cilët janë plagosur, dhe dy prej tyre janë në gjendje të rëndë. Nuk dihet ende lidhur me shkaqet e kësaj ngjarje.

Policia dhe forcat e zjarrfikëse shkuan në vendngjarjes.

Njoftimi paraprak i Policisë së Shkodrës:

Në aksin rrugor Shkoder-Koman, ka dalë nga rruga një automjet tip kamionçinë. Si pasojë janë dëmtuar  shtetasit K. Sh. , I. Sh. dhe A. L. banues në Tiranë, të cilët kanë qënë duke shkuar në punë, pasi janë punonjës  të HEC.

Nga veprimet e para dyshohet se  drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin për shkak të një kthese të fortë. Të dëmtuarit po  transportohen me helikopter për në Spitalin e Traumës Tiranë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

/tvklan.al