Nxirret 1 viktimë, dyshohet për të tjerë

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Gramsh-Elbasan pranë fshatit Shushicë. Një automjet ka rënë në liqenin e HEC Banjës.

Deri tani forcat e policisë kanë mundur të nxjerrin një trup të pajetë, por dyshohet se në thellësi ka edhe të tjerë. Edhe rrethanat e aksidentit janë të paqarta.

Sipas disa dëshmitarëve okularë, automjeti ka humbur kontrollin dhe ka rënë në liqen. Ishin këta që kanë njoftuar policinë. Në operacion janë përfshirë zjarrfikësit e Gramshit si dhe pritet ardhja e polumbarëve nga Tirana. 

Tv Klan