Shënohet një viktimë në aksin Fier – Ballsh

Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në aksin Fier-Ballsh.

Një automjet tip “Ford” ka dalë nga rruga dhe ka rënë nga një lartësi e konsiderueshme duke përfunduar në lumin Gjanicë. Mësohet se drejtuesi i saj ka humbur jetën.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta policie që po punojnë për nxjerrjen e trupit të viktimës ende i paidentifikuar.

Tv Klan