Një automjet me targa AA 527 VK që udhëtonte në aksin Maliq – Korçë ka rënë në lumë rreth orës 03:45. Policia thotë se makina doli nga rruga tek ura në dalje të Maliqit dhe u rrëzua në lumë.

Polumbarët e RENEA-s nxorrën nga uji një trup të pajetë rreth orës 08:30. Viktima është 24-vjeçari Gjergji Elmazi, drejtuesi i mjetit. Sipas të dhënave paraprake, i riu humbi jetën nga mbytja në ujërat e lumit Devoll.

Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë dhe zjarrfikësja. Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e shkaqeve.  Dyshohet se 24-vjeçari humbi kontrollin e mjetit për shkak të një parakalimi të gabuar dhe shpejtësisë së lartë

/tvklan.al