Një shofer në Norvegji ishte me fat që mundi të dilte nga makina e tij që ra në lumë pas shembjes së urës së drunjtë që lidhte dy anët e rrugës.

Ura e shembur ngeci edhe një kamionçinë në një pozicion thuajse vertikal. Policia tha se një helikopter ndihmoi për operacionin e shpëtimit në Gudbrandsdalen dhe nxori shoferin e kamionçinës.

Drejtuesi i makinës kishte mundur të dilte vetë prej saj. Në një foto nga vendngjarja mund të shihet ura e shembur në disa pjesë dhe seksione të mëdha të saj të zhytura në ujë.

Burimet  e policisë norvegjeze shprehen se fatmirësisht të dy shoferët  janë në gjendje të mirë shëndetësore./tvklan.al