Një burrë ka gjetur vdekjen mbrëmjen e kësaj të hëne në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Pajov.

Viktima është 62-vjeçari Sefedin Alla. Ai udhëtonte me makinë kur humbi kontrollin e mjetit, në rrethana ende të paqarta dhe doli nga rruga, duke rënë nga një urë.

62-vjeçari ndërroi jetë rrugës për në spital. Për ngjarjen e rëndë është ngritur një grup hetimor që po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

/tvklan.al