Makina del nga rruga, 1 i vdekur dhe 2 të plagosur

Makina del nga rruga, 1 i vdekur dhe 2 të plagosur

22:52 28/10/2019

Një person humbi jetën ndërsa dy të tjerë mbetën të plagosur mbrëmjen e kësaj të hëne në Lushnje, në një aksident automobilistik. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 21:30, në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Kolonjës”.

Një makinë Daimler Chrysler doli nga rruga dhe për pasojë mbetën të plagosur 3 persona, të cilit ishin pasagjerë në automjet. Ata u dërguan me urgjencë në spital, por pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve një prej tyre ndërroi jetë. Policia thotë se edhe gjendja e dy të plagosurve të tjerë është e rëndë.

Aktualisht autoritetet po punojnë për identifikim e viktimës dhe 2 të dëmtuarve të tjerë, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./tvklan.al




UKT
Grupi
LAJMET

Të ngjashme


UKT
Grupi