Një i vdekur dhe dy të plagosur. Është ky bilanci i një aksidenti që ka ndodhur në Tropojë. Makina me të cilën po udhëtonin ka dalë nga rruga në fshatin Myhajan. Viktima është Sheqere Memia, ndërsa të plagosur kanë mbetur Ahmet Ukshini dhe kunata e tij, Valbona Memia.

Të plagosurit janë në gjendje të rëndë për jetën dhe pritet të nisen për mjekim të specializuar drejt Tiranës. Ndërkohë policia ka nisur hetimet për shkaqet e aksidentit. /

tvklan.al

Lajmi në përditësim…