Drejtuesi humbi kontrollin e automjetit

Katër persona, mes të cilëve edhe një nënë bashkë me fëmijën e saj kanë mbetur të lënduar mesditën e kësaj të marte, si pasojë e një aksidenti në aksin Elbasan-Librazhd. 

Ngjarja ndodhi në afërsi të vendit të quajtur “Ura e Lizës”, në fshatin Mengël. Drejtuesi i automjetit humbi kontrollin duke bërë që makina të rrokullisej disa herë.

Përplasja e fortë la të bllokuar brenda mjetit personat që udhëtonin në të. Në vendin e ngjarjes shkuan policia, reparti zjarrfikës dhe ambulanca, të cilët bënë të mundur nxjerrjen  e të aksidentuarve.

Aktualisht ata janë në gjendje të stabilizuar dhe jashtë rrezikut për jetën, teksa po punohet për të zbardhur rrethanat e këtij aksidenti. 

Tv Klan