Makina del nga rruga dhe përplaset me shtyllën, 4 të lënduar

Makina del nga rruga dhe përplaset me shtyllën, 4 të lënduar

21:04 27/07/2019

Aksidentet, 14 të plagosur gjatë kësaj të shtune

Shkon në 14 numri personave të plagosur këtë të shtunë në akset nacionale të vendit. Një tjetër aksident me plagosjen e 4 personave ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 19:50 në afërsi të rrethrrotullimit, në rrugën e “Elbasanit”. Mjeti me drejtues shtetasin F. F, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një shtyllë.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar drejtuesi i automjetit F. F dhe pasagjerët  D. F,  R. F dhe , A. F të cilët u dërguan në spital për ndihmë mjekësore.Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Aksidentet, 27 Korrik

-Gjatë ditës së sotme 5 persona kanë mbetur të plagosur në tre aksidente që kanë ndodhur në akset nacionale të Korçës.

– Fieri- Një aksident ka ndodhur pasditen e kësaj të shtune në vendin e quajtur  “Dukas Bregas” ku janë përplasur dy automjete ku për pasojë është plagosur 1 punonjës i policisë.

– Një makinë që drejtohej nga një 30-vjeçare ka dalë nga rruga në vendin e quajtur “Varibob”duke shkaktuar plagosjen e të gjithë personave (4 mes tyre dhe dy të mitur) që po udhëtonin në automjet./tvklan.al

Të ngjashme
UKT