Një aksident automobilistik ndodhi këtë të enjte në Elbasan. Shoferi i kësaj makine Benz humbi kontrollin, në rrethana ende të paqarta, duke dalë nga rruga e duke u përplasur me një shtyllë të energjisë elektrike.

Për pasojë banorët e kësaj zone mbetën pa drita.

“Grupet e punës së #OSSH Elbasan duke punuar për riparimin e defektit në fiderin nr.9 të Nst Përrenjas, ku është dëmtuar linja e TM nga një aksident automobilistik”, tha OSHEE në një njoftim për mediat./tvklan.al