Makina del nga rruga dhe merr flakë, digjet për së gjalli shoferi

Posta

Makina del nga rruga dhe merr flakë, digjet për së gjalli shoferi

21:50 10/08/2019

Delvinë – Një aksident i rëndë ka ndodhur në Delvinë në vendin e quajtur Karahaxh rreth orës 20:40. Një person ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur.

Sipas policisë, një automjet tip Renault Megane ka dalë nga rruga dhe ka marrë flakë. Për pasojë, drejtuesi i mjetit u dogj për së gjalli brenda makinës. Viktima është Albert Caushaj nga Fieri.

Kurse bashkëjetuesja e tij e cila udhëtonte në të njëjtën makinë, ka mbetur e plagosur u dërgua në Spitalin e Sarandës ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ajo është Merita Mujo 44 vjeç.

Shkaqet e këtij aksidenti të rëndë janë të paqarta. Uniformat blu janë duket hetuar për zbardhjen e shkaqeve.

Informacioni paraprak i Policisë së Sarandës:

Rreth orës 20:40, në aksin rrugor pranë vendit të quajtur “Karahaxh”, automjeti tip “Renault Megane” që drejtohej  nga shtetasi A.C, ka dalë nga rruga dhe ka marrë flakë. Si pasojë e flakëve të shpejta është djegur rëndë dhe ka ndërruar jetë brenda në mjet drejtuesi, shtetasi A.C me banim në Fier.

Ndërsa bashkëjetuesja e tij shtetasja M.M  ndodhet  në Spitalin e Sarandës, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen  e rrethanave të ngjarjes. /tvklan.al


Reklama
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
UKT

Grupi