Një person ka humbur jetën pas një aksidenti me makinë. Mësohet se 39-vjeçari me iniciale A.I. ka dalë nga rruga me automjetin që drejtonte dhe për pasojë ka humbur jetën.

Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, në aksin rrugor Lezhë-Milot në afërsi të një karburanti. Grupi hetimor po punon për sqarimim e plotë të rrethanave të ngjarjes./tvklan.al