Një person ka humbur jetën, si pasojë e një aksidenti të ndodhur në aksin rrugor Qafë Thanë-Pogradec.

Sipas policisë, viktima është J.Y, rreth 45 vjeç, banues në fshatin Gështenjas. Ky i fundit ka qenë duke udhëtuar në automjetin tip “Ford” me targa AA 412 FO, i cili më pas ka dalë nga rruga.

Për pasojë, shoferi i cili udhëtonte i vetëm në këtë mjet, ka humbur jetën rrugës për në Spitalin e Pogradecit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit./tvklan.al