Një 50-vjeçar gjeti vdekjen mëngjesin e kësaj të mërkure, në një aksident automobilistik. Ngjarja ndodhi rreth orës 06:20, në segmentin rrugor ku punohet për By Pass-in e Tepelenës. Burime paraprake thonë se viktima është Ylli Ruçi. Makina me të cilën ai udhëtonte doli nga rruga, duke i marrë jetën 50-vjeçarit.

Viktima mësohet se punonte si roje i mjeteve të firmës se punimeve. Shkaqet e këtij aksidenti momentalisht mbeten të paqarta dhe autoritetet policore po punojnë për zbardhjen e ngjarjes.

Sipas burimeve të

ABC News

, 50-vjeçari ishte babai i Kristo Ruçit, i cili disa muaj më parë grabiti me armë një bankë të nivelit të dytë në Tepelenë.

/tvklan.al