Një 30-vjeçare gjeti vdekjen mesditën e kësaj të marte në rrugën dytësore Durrës-Tiranë, si pasojë e një aksidenti me makinë. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 12:35, pranë një qendre tregtare.

Burime zyrtare të policisë thonë se 30-vjeçarja me iniciale E.D., ishte në timon kur humbi kontrollin e mjetit në rrethana ende të paqarta. Makina doli nga rruga e për pasojë e reja gjeti vdekjen.

Autoritetet hetimore dhe shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit./tvklan.al