Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një 33-vjeçari ka ndodhur këtë të diel në aksin rrugor rural Klos-Dars.

B.K. duke drejtuar automjetin e tij ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga, ku për pasojë ka humbur jetën pasagjeri në makinën e tij, 33-vjeçari Q.V, banues në fshatin Xibër.

Policia tha se drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë Mat për veprime të mëtejshme, ndërsa grupi hetimor po kryen hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Tv Klan