Makina del nga rruga, humbet jetën pasagjeri

Foto ilustrim

Makina del nga rruga, humbet jetën pasagjeri

18:05 09/09/2019

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në aksin rrugor Klos – Dars. Një automjet ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën pasagjeri 33-vjeçar me iniciale Q.V.

Ndërkohë, shoferi i makinës pësoi dëmtime pa pasoja serioze për jetën. Ai u shoqërua nga uniformat blu për t’u marrë në pyetje në lidhje me rrethanat e këtij aksidenti.

Shkaqet e ngjarjes janë të paqarta, teksa grupi hetimor mblodhi provat në vendngjarje për zbardhjen e shkaqeve. /tvklan.al

LAJMET
Të ngjashme
Delta

UKT