Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë natës në Tiranë. Një 33-vjeçar ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti rrugor.

Mësohet se i riu Redi Karreci ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë ka dalë nga rruga.

Për shkak të dëmtimeve që ka pësuar nga përplasja, fatkeqësisht, ai ka ndërruar jetën menjëherë. Ngjarja tragjike ndodhi në rrugën “Sulejman Delvina”.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./tvklan.al