Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në Mokër të Sipërme të Pogradecit, ku një automjet me të cilin udhëtonin dy persona ka dalë nga rruga.

Shoferi i mjetit, A.K. 43 vjeç ka ndërruar jetë teksa po transportohej për në spital. Ndërsa pasagjeri, D.K. 48 vjeç ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Nga ana e policisë po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit. /tvklan.al