Një aksident me vdekje ka ndodhur në aksin rrugor Berat-Dimal, në fshatin Otllak ku 34-vjeçari G. Sh., banues në Kuçovë duke drejtuar automjetin tip BMW, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Sipas asaj që njofton policia, si pasojë e këtij aksidenti ka humbur jetën pasagjeri, 33-vjeçari L. Ll., banues në Kuçovë.

Ndërkohë drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme teksa grupi hetimor po punon  për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

“Në aksin rrugor Berat-Dimal, në fshatin Otllak, shtetasi G. Sh., 34 vjeç, banues në Kuçovë duke drejtuar automjetin tip BMW, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.Nga dalja nga rruga e automjetit, ka humbur jetën pasagjeri, shtetasi L. Ll., 33 vjeç, banues në Kuçovë. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme Grupi hetimor po punon  për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit”, njofton policia.

/tvklan.al