Makina del nga rruga, një i vdekur dhe dy të plagosur

Foto ilustrim

Makina del nga rruga, një i vdekur dhe dy të plagosur

14:30 17/09/2019

Një aksident me vdekje ka ndodhur në fshatin Mafsheq të Krujës, ku një automjet me të cilin udhëtonin tre persona ka dalë nga rruga.

Mësohet se nga aksidenti ka mbetur i vdekur 52-vjeçari me iniciale Q.B. Ndërsa dy personat e tjerë, E.Z. 32 vjeç dhe B.K. 56 vjeç, u plagosën dhe ndodhen në spital për trajtim mjekësor.

32-vjeçari është dërguar në Spitalin e Traumës për ndihmë më të specializuar. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /tvklan.al

LAJMET
Të ngjashme
KPT
KPT
UKT