VloreDy të rinj mbetën të plagosur në një aksident në Vlorë. Makina e tyre doli nga rruga në vendin e quajtur Zona e Marinës dhe përfundoi në një kanal.

Ka qenë policia që u ka dhënë ndihmën e parë dy të rinjve, të cilët janë transportuar më pas drejt spitalit të Vlorës.

Nga të dhënat e parë mësohet se shkak i aksidentit ishte futja me shpejtësi në kthesë e automjetit, që rezultoi të ishte pa targa.

Tv Klan