Korçë-Dy të rinj të moshës 18-vjeç janë plagosur në një aksident rrugor në aksin Korçë- Voskopojë mesditën e kësaj të marte. Burime nga policia bëjnë me dije se makina me të cilin po udhëtonin dy të rinjtë ka dalë nga rruga.

Menjëherë pas ngjarjes adoleshentët që mbetën të lënduar, konkretisht drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri janë dërguar në spitalin e qytetit të Korçës për të marrë ndihmën e parë mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit, por policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e saj./tvklan.al