Një 23-vjeçare është lënduar gjatë një aksidenti rrugor këtë të hënë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:15 në aksin rrugor Fier-Lushnje.

Sipas policisë, makina ku e reja ishte pasagjere drejtohej nga një 30-vjeçar dhe ka dalë nga rruga.

23-vjeçarja ndodhet në spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje është grupi hetimor i cili po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes./tvklan.al