Rreth orës 18:50, në aksin rrugor “Fier-Seman”, në fshatin Grykë, shtetasi A. H., 38 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Toyota”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë ka dalë nga rruga.
Si pasojë e daljes nga rruga është dëmtuar drejtuesi i automjetit, i cili ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.
/tvklan.al