Një makinë ka dalë nga rruga në fshatin Gjormë të Vlorës. Për pasojë u dëmtuan drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri. Të dy këta persona u dërguan në spital për ndihmë mjekësore, por shoferi nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të rënda.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit. Aksidenti ndodhi rreth orës 15:20 të kësaj të diele./tvklan.al