Një makinë ka dalë nga rruga në segmentin Lezhë –Milot duke lënë të plagosur drejtuesin e mjetit dhe dy pasagjerë, të gjithë jashtë rrezikut për jetën.

Sipas njoftimit të policisë së Lezhës, aksidenti ndodhi rreth orës 05:45 në afërsi të një karburanti, kur automjeti tip “Benz” me targa AA 025 MH ka dalë nga rruga.

Makina drejtohej nga 26-vjeçari T.Ll., i cili është plagosur sëbashku me pasagjerët S.G. 17 vjeçe, dhe A.R. 23-vjeç.

Dy të parët po marrin ndihmën e specializuar në Spitalin Rajonal Lezhë ndërsa i treti u dërgua në Q.S.U. Tiranë.

Grupi hetimor po punon në vendngjarje për zbardhjen e plotë të shkaqeve te aksidentit.

/tvklan.al