Një aksident i rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme rreth orës 20:15 në fshatin Ardenicë të Lushnjes. Nga informacionet mësohet ka ndërruar jetë 29-vjeçari Arian Velçani, dhe është plagosur një person tjetër.

Automjeti tip “Benz” me drejtues 29-vjeçarin ka dalë nga rruga dhe shkak dyshohet të ketë qenë shpejtësia e lartë.

Ndërsa i plagosuri me inicialet D.K, 42 vjeç, banues në Kolonjë, ndodhet në Spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve. /tvklan.al