Makina del nga rruga, vdes 80-vjeçari



Makina del nga rruga, vdes 80-vjeçari

17:13 27/02/2021

Pasagjeri humb jetën në Vorë, përplasen disa makina në Lushnje-Fier

Një aksident rrugor me pasojë vdekjen e një 80-vjeçari ka ndodhur pasditen e të shtunës në fshatin Gjokaj në Vorë.

Një drejtues mjeti sipas policisë ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga dhe duke u përplasur me trafikndarësen.

Për pasojë ai ka marrë disa dëmtime dhe është dërguar menjëherë në spital nën kujdesin e mjekëve. Gjithashtu ka ndërruar jetë pasagjeri 80-vjeçar me iniciale S.S.

Grupi hetimor ka nisur punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Ndërkohë një tjetër aksident i rëndë është regjistruar edhe gjatë mëngjesit ku disa automjete janë përplasur me njëri-tjetrin në autostradën Lushnje-Fier në rrethrrotullimin e Kolonjës.

Fillimisht një kamion që transportonte naftë ka goditur barrierën mbrojtëse të autostradës dhe për pasojë ka derdhur një sasi të konsiderueshme në rrugë.

Prania e naftës në autostradë ka shkaktuar kaos te drejtuesit e mjeteve sepse janë përplasur në mes tyre si edhe me barrierat anësore të hekurta të autostradës.

Klan News







Të ngjashme