Një aksidenti me pasojë vdekjen e një të riu ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në vendin e quajtur Ura e Merrxhanit. Ermir Rroku, drejtues i automjetit tip Golf 4 me targa AA 995 BV ka dalë nga rruga ku për pasojë ka humbur jetën.

35- vjeçari, ishte banues në Ishull Shëngjin.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë po kryejnë veprimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

/tvklan.al