Një aksident rrugor ka ndodhur gjatë natës në rrugën Elbasan –Cërrik, ku për pasojë gjeti vdekjen një person.  Sipas informacionit të policisë, viktima është Spartak Çala, 40 – vjeç ka qene duke drejtuar  mjetin tip “Renault”, kur mjeti doli nga rruga dhe u përplas.

Me gjithë ndihmën e dhënë nga kalimtare të rastit dhe nga policia, Çala nuk i mbijetoi dot aksidentit. Policia akoma nuk ka zbardhur shkaqet e ngjarjes dhe pse dyshohet qe 40 – vjeçar ka qenë me shpejtësi./tvklan.al