Dy aksidente ndodhën njëri pas tjetrit në Vlorë dhe për pasojë tre persona janë dërguar në spital. Njëri ndër ta ishte më i rëndi. Një motor mori para në mes të qytetit një këmbësor, i cili u dëmtua rëndë.

Kurse aksidenti tjetër ndodhi më herët tek zona e Ujit të Ftohtë. Policia thotë se shtetasi Nikola.M., duke drejtuar mjetin tip Benz ka aksidentuar shtetasit me inicialet G.B., 50 vjeç dhe R.B., 10 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Fill pas ngjarjes të plagosurit janë transportuar në spitalin Rajonal të Vlorës, ndërsa ndodhen jashtë rrezikut për jetën./abcnews.al