Automjeti tip “Mercedes-Benz” me portobagazh që u gjet i djegur në fshatin Gramëz të Fushë-Krujës, është denoncuar i vjedhur dy ditë më parë.

Policia e Durrësit thotë se makina me targa AA399DG që u gjet e djegur, është denoncuar në datën 9 Prill në Komisariatin e Lushnjes. Sipas policisë, pronari i makinës me iniciale A.T. bëri denoncim se i kanë vjedhur mjetin e tij tip Benz me targa AA 399 DG.

Në vendngjarje ndodhen uniformat blu të cilat janë duke hetuar këtë rast. Dyshohet se kjo makinë është përdorur nga vrasësit e Mario Majollarit, 28-vjeçarit që u ekzekutua me armë mbrëmjen e 10 Prillit në Tiranë.

/tvklan.al