Këto janë disa nga episodet që shfaqen dhe komentohen në emisionin e sotëm “Stop”, në rubrikën e përjavshme “hitparade i absurdit shqiptar”.

-Koshat e plehrave janë kthyer përmbys dhe mbetjet janë jashtë në spitalin ushtarak në kryeqytet.

-Një makinë e Ministrisë së Mbrojtjes shfaqet duke transportuar dru e shkarpa.

-Ka dalë në dritë procesverbali i mbledhjes për zgjedhjen e Këshillit Kombëtar të PD, ku bie në sy, se janë tërhequr 4 741 fletë votimi,por kanë marrë pjesë në votim 4 919 persona.

-Shkolla e fshatit Xhaxhaj në Memaliaj dhe shkolla Kostren 2 në Berat ngjajnë më shumë si stalla të pamirëmbajtura, sesa si institucione arsimi.

/tvklan.al